“T ‘nime Përnime” eksploron në thellësi proceset e krijimtarisë muzikore, prej muzikës klasike, asaj folklorike, nëpërmjet rock and rollit e muzikës pop, e deri te hip-hopi e elektronika. Muzikanti Arbër Salihu gjithashtu i njohur si La Fazani, ka me analizu dhe shtjellu kompozime, tekste, aranzhmane dhe produksione të ndryshme përgjatë shumë dekadave që përfshijnë stile të larmishme muzikore. Përveç se analizohet aspekti muzikor e artistik i albumeve, duke përfshirë produksionin, kompozimet, performanca, kopertina, kurimi etj, gjithashtu studiohet impakti shoqëror që këto albume kanë pasur në kohën që janë lansuar. Para se te filloj emisioni, duhet të lëshohet albumi për të cilin po flitet në tërësi. T’nime pernime me Arber Salihu çdo të merkure nga ora 21:00 deri në 22:00 në 103.5 dhe 105.5 FM Web: <a href="http://radiourban.fm">radiourban.fm</a></p>
Liburn Jupolli është një kompozitor, pianist, shpikës i instrumenteve, producent dhe hulumtues/autor nga Prishtina. Si një muzikant eksentrik, ai e ka një udhëtim unik që shkon përtej zhanreve, mediumeve e definimeve artistike. Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, ai flet me Arbrin për muzikën e tij, por edhe për muzikën në tanësi.
Web: radiourban.fm
The Milk Snatchers janë një bend i ri që e vazhdon traditën e prodhimeve të muzikës alternative që Prishtina e kultivon në mënyrë autentike me dekada. Lekë Morina (gitare) dhe Jon Shala (bas) diskutojnë me Arbrin për procesin e tyre kreativ, inspirimet që i kanë, dhe skenën muzikore të Prishtinës në këtë epizodë të “T’nime Përnime”.
Web: radiourban.fm
Visar Kuçi osht’ një prej figurave gjeniale të muzikës në Kosovë. Ai është njeri që me mjeshtëri të plotë i zotëron krejt instrumentet me tela: violinën, gitarën, basin, kontrabasin, mandolinën si dhe krejt kusherinjët tjerë të këtyre instrumenteve. Si violinisti i parë i Filharmonisë së Kosovës, si anëtar i Filharmonisë së Mannheimit, si kompozitor i shumë jazz albumeve, si performues me shumë prej artistëve ma origjinal të Kosovës, e si muzikant i kompletum’ - Visari diskuton me Arbrin për muzikë e për jetë! Web: radiourban.fm
Në këtë episodë, artisti unik e tenori eksentrik Luan Durmishi flet për jetën e karrierën e tij, tu diskutu bashkë me Arbrin për sfidat e krijimtarisë origjinale në Kosovë, gjendjën e artit në trevat shqiptare, e shumë tematika të tjera që japin një perspektivë të jetës së një artisti autentik në Kosovë. \
Web: radiourban.fm
Likana Cana osht' e ftume në këtë epizodë të “T’nime Përnime” për me folë për albumin “Mr. Morale & the Big Steppers” nga Kendrick Lamar. Ky album ka pas ndikim tepër të madh edhe te Likana edhe te Arbri, tu i fascinu me mënyrën se qysh ka mujtë me e transformu shkrimin në stilin e ditarit në shkrimin e kangëve, e ku Kendricku çelët në maksimum për dobësitë e tij personale, tu i ndërlidhë ato në mënyrë fantastike me situatat shoqërore në të cilat jemi tu kalu. Web: radiourban.fm
Nesim Maxhuni osht’ një prej figurave ma të mëdha muzikore të Kosovës. Si tupanist, edukator dhe aktivist, Nesimi ka qenë pjesë e shumë prej projekteve ma të randësishme muzikore Kosovare, edhe publiku jonë e ka fatin me ia pa live performancat të cilat gjithmonë janë në gjendje me të dërgu në dimenzionin ma të naltë të mundshëm. Në këtë epizodë, Arbri me Nesimin flasin për muzikën në Kosovë, me bo muzikë me ni ikonë si Richard Bona, projektet e shumta të Nesimit e deri tek rutinat që e kanë bo atë në njo prej performuesve ma të mirë në Evropë.
Web: radiourban.fm
Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, vjen ni mysafir i cili është marakli i devotshëm i muzikës. Strella, është pjesë e gjeneratës së parë të Radio Urban FM, një koleksionues i pasionum i pllakave të gramofonit (vinyls), si dhe pronar i Tilt Radio Vinyl Bar. Në këtë epizodë, Arbri me Strellën flasin për historinë e Urban FM, koleksionimi i vinyls si “varësi”, e për artistë të ndryshëm që e kanë influencu jetën e Strellës.
Web: radiourban.fm
Në këtë solo-epizodë speciale, Arbri e bjen laptopin dhe projektin e tij në Logic Pro X për kangën që e ka realizu si La Fazani, “Hajde me shuplakë. Këtu ai i shtjellon krejt aspektet e kangës, prej kompozimit, tekstit, produksionit, aranzhmanit si dhe estetikës vizuele që ajo e ka prezantu. Web: radiourban.fm
Amanda is a wife. A mother. A blogger. A Christian.
A charming, beautiful, bubbly, young woman who lives life to the fullest.
But Amanda is dying, with a secret she doesn’t want anyone to know.
She starts a blog detailing her cancer journey, and becomes an inspiration, touching and
captivating her local community as well as followers all over the world.
Until one day investigative producer Nancy gets an anonymous tip telling her to look at Amanda’s
blog, setting Nancy on an unimaginable road to uncover Amanda’s secret.
Award winning journalist Charlie Webster explores this unbelievable and bizarre, but
all-too-real tale, of a woman from San Jose, California whose secret ripped a family apart and
left a community in shock.
Scamanda is the true story of a woman whose own words held the key to her secret.
New episodes every Monday.
Follow Scamanda on Apple Podcasts, Spotify, or wherever you listen.
Amanda’s blog posts are read by actor Kendall Horn.